?Shkëlzen Buci ka zgjedhur Malin me Gropa, rreth 2 orë e 30 minuta larg Tiranës, për të ekzekutuar motrën e tij, Eglantina Buci. Një zonë ku dallohen vetëm disa barinj dhe thuajse asnjë mjet në lëvizje, u mendua si perfekte për të fshehur trupin e motrës, por që më pas u zbulua vetëm pas një dëshmie. Kjo është zona ku u gjet trupi i 23-vjeçares, e cila u vra nga vëllai i saj. Shkëlzen Buci e qëlloi me një plumb në kokë motrën e tij, duke i shkaktuar vdekjen?.
Vëllai i saj, që gjendet pas hekurave, e qëlloi me një plumb në kokë Eglantinën, në verën e vitit 2012, kur ajo ishte vetëm 23-vjeç. Ishte bashkë një bashkëpunëtor, i cili tani është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ka treguar detaje mbi vrasjen.
Fillimisht e lanë në pyll, ia hodhën trupin mes ca shkëmbinjve, siç tregon një bari i zonës, i cili pretendon se ky version flitet në zonë.
?E ka vrarë. E kanë hedhur në shpellë. Po e ka bërë atë krim do dënuar ai.?
Edhe prokuroria thotë se për disa ditë trupi i pajetë u la në pyll e më pas i vëllai u kthye për ta varrosur që të mos pikasej nga ndonjë banor i zonës. Zona do të kontrollohet këtë javë nga ekspertë të Policisë Kriminale, që do të përpiqen të gjejnë prova të tjera.
?Pavarësisht se nuk ka një vendngjarje, ne kemi arritur të zbulojmë një kockë, e cila nuk dihet nëse i përket Eglantina Bucit, apo ndonjë kafshe të zonës?.
Eglantina Buci i ishte lutur vëllait të mos e vriste.
Por fati i saj ishte caktuar nga një vendim që kishte marrë ai së bashku me babain, Faikun, edhe ai i arrestuar, vetëm për shkak se ajo ishte lidhur me një djalë dhe babë e bir nuk ishin dakord.
Dosja e Eglantina Bucit qëndroi për 8 vjet në polici e prokurori. Ishte arrestimi i vëllait të saj dhe bashkëpunëtorit të tij në një atentat të ndodhur në vitin 2017 ndaj Mishel Prelës që çoi në zbardhjen e krimit. Bashkëpunëtori tregoi jo vetëm detaje mbi atentatin ndaj aktorit, por edhe vrasjen e vitit 2012. Laboratori kriminalistik i Policisë së Kosovës ndihmoi në identifikimin e vajzës përmes krahasimit me ADN-në nënës së saj, ndonëse babai i mohoi krimin në gjyq dhe tha se Eglantina ishte ende gjallë dhe punonte si prostitutë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/